Kryeparlamentari Gramoz Ruçi iu referua gjatë Luftës Nacional Çlirimtare për të komentuar të tashmen politike që po kalon vendi.
Mesazhin e kishte ndërtuar mbi bazë anti tezash se cdo të thotë te jesh anti fashisht dhe europian.
Por thumbimi që shkoi direkt për opozitën ishte i qartë për braktisjen e mandateve.
“Të jesh antifashisht dhe Europian do të thotë ti përkushtohesh dhe ti nënshtrohesh verdiktit të protestuesve dhe të mos braktisësh pozicionin ku të ka vendosur vota e popullit.”
Ruçi theksoi se Partizanët dhanë jetën në emër të “mandatit” të popullit
“Ata ranë në emër të “mandatit” që i kishin caktuar vetes, si partizanë e çlirimtarë. Revokova këto episode për të kuptuar sa jetik është për demokracinë e Shqipërinë respektimi dhe sa shkatërrues është braktisja e mandateve të popullit.Ky është mësimi që vjen nga shqiptarët antifashistë dhe demokratë të vërtetë të çdo kohe.”
Ruçi ishte në përkujtim të 75 vjetorit të betejës së Kalasë së Margëlliçit, e konsideruar një nga episodet e lavdishme të luftës partizane kundër forcave naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore./OraNews/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...