Rruga Shirokë-Zogaj është një nga projektet më të rëndësishme që po realizohen me ritëm të shpejtë në Shkodër.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë sot pamje nga kantieri i punës që po zhvillohet në këtë rrugë.
Kreu i qeverisë shkruan se “ky investim është me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë dhe krijimin e një lidhjeje të re strategjike për Shkodrën si kryeqendër e rajonit”.
Deri tani janë hapur 3 km e para të rrugës, ndërsa është përfunduar edhe ndërtimi i bypass-it në qendër të fshatit Zogaj.
Ky projekt po zbatohet nga kompania “ALB Star”, e cila fitoi kontratën 4,7 milionë euro, teksa parashikohet që punimet të përfundojnë më 2 tetor 2025.
Rruga Shirokë-Zogaj-Pika e re kufitare me Malin e Zi (Krajë) është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës. Kjo rrugë pritet të rrisë turizmin në zonë, përveç ndikimit për akses më të mirë në infrastrukturë të komuniteteve lokale./atsh.al
Moti i keq përfshin Shqipërinë
Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti v...
Zgjedhjet e 7 qershorit, afro 100 mijë aplikime për votim ng...
Arrestohet një person në Ferizaj për lëndim të rëndë trupor ...
Carvajal dhe Real Madrid afër ndarjes
PZAP refuzon ankesën e opozitës serbe për moscertifikim për ...