Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku inspektuan të shtunën punimet në rrugën e së Komanit.
Balluku u shpreh se rruga 31 km e gjatë që do të lidh dy hidrocentralet do të shërbejë edhe në zhvillimin e turizmit në këtë zonë.
“Me rindërtim e kësaj rruge, që është rikonstruksion i thellësishëm, sepse do të kemi eliminim e disa kthesave, do të kemi shtrimin e të gjitha shtresave asfaltike. Do t’i ofrojmë edhe komunitetit një rrugë që do t’i ndihmojë me rritjen e gjithë pjesës së turizmit në këtë zonë”, tha Balluku.
Disa banorë të zonës pritën kreun e qeverisë, të cilit i thanë se është një investim që e kanë pritur me vite dhe vetëm tani po bëhet realitet.
“Kjo rruga që kishit merak do bëhet, do i japë shumë sigurie dhe shumë hov turizmit. Gjithë kjo bukuri e madhe ju e dini më mirë sa e vështirë është për të kaluar. Po do bëhet si të gjitha ato që kemi bërë që janë mirë e bukur”, tha Rama.
Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e Hysni Mehanit...
REL: SHBA’ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me...
Klubi i madh europian vendos në shitje gjithë skuadrën – për...
Trump bën deklaratë të pazakontë: SHBA shumë pranë një ilaçi...
Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: ...
LVV dënon sulmin ndaj Mehanit