Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Financave Shkëlqim Cani kanë qenë sot në veri të Shqipërisë, ku kanë inspektuar punimet në Rrugën e Arbrit.
Rama dhe Cani kanë thënë se në vjeshtë nis tuneli i dytë i kësaj rruge, që do të hyjë edhe ndër veprat e rralla në Shqipëri.
Ndërkohë tuneli i parë i rrugës së Arbrit, tashmë është përfunduar dhe po punohet për sistemin e ndriçimit. Sipas Ramës ky investim madhor do të jetë tejet i rëndësishëm sidomos për Bulqizën, dhe për gjithë qarkun e Dibrës.
Ai foli edhe për shërbimet e tjera që Qeveria ka siguruar për banorët, si ardhja e ujit 24 orë në ditë, plus transformimi i vetë qytetit.
Bulqiza, tha Rama, “nga një qytet i dëshpëruar kthehet në një qytet të jetueshëm cilësisht nga ata që e banojnë”.
Edhe ministri i Financave Shkëlqim Cani nënvizoi faktin se në vjeshtë fillon rruga e Arbrit me tunelin e dytë, shumë më i gjatë se i pari, që kalon mbi urën e Vashës dhe që është shumë i lartë dhe një nga veprat e rralla në Shqipëri
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...