Pjesë më e madhe e drejtuesve në Polici dhe shefave të komisariateve pritet të largohen nga detyra.
Burime nga Ministria e Brendshme thanë për Report TV se pritet që policët me karrierë të gjatë, të rikthehen në poste drejtuese.
Ndryshimet parashikojnë krijimin e strukturës së re që do quhen “zona policore”, ku policët do trokasin në çdo familje.
Policia e Shtetit do të përfshihet nga një furtunë lëvizjesh jo vetëm në hirarkinë e drejtorëve por edhe në pjesën fundore përmes krijimit të strukurës së re njohur si “Zona Policore”.
Pritet të largohen pjesa më e madhe e drejtorëve në qarqe, por edhe shefat e komisariateve.
“Brenda kesaj jave policia e shtetit do te ristrukturohet ne te gjitha nivelet e saj”, – u shpreh Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë një takim në Policinë e Vlorës. Gjithashtu burimet e sqarojnë se pritet që postet më të rëndësishme në Polici t’i jepen asaj që njihet si “Garda e Vjetër”.
Bëhet fjalë për oficerë policie me një karrierë të gjatë dhe eksperjenc, por që sot janë në pozicjone jo të rëndësishme. Deri më tani është konfirmuar largimi i Drejtorit të Policisë Shkodër Gjovalin Loka dhe emërimi i tij në postin e zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Nga ky pozicion pritet të largohet Rebani Jaupi, që për disa ditë ishte i komanduar edhe Drejtor i Përgjithshëm i Policisë.
Gjithashtu ndryshimet pritet të prekin edhe Policinë e Tiranës, Fierit, Lezhës, Korcës dhe një sërë qarqesh të tjera. Do të jetë Ardi Veliu a ii cili do firmos largimin dhe emërimin e drejtuesve të rinj. Me ndryshimet që do pësojë Policia, pritet që gjithë Shqipëria të ndahet në ato që do quhen “zona policore”.
Pjesë e kësaj strutkure të re do të jetë inspektori i zonës, një polic nga patrulla e përgjithshme dhe një inspector krimesh. Të tre këta polic do të punojnë bashkë në zona të përcaktura që di quhen “zona policore”. Polici i zonës do të jetë i detyruar që të ketë kontakt me të gjithë qytetarët. Ai pritet që të shkojë në çdo shtëpi, të lërë numrin e kontaktit për çdo hall apo problem që kanë qytetarët.
Kjo do të bëhet që qytetarët kur të kenë konflikte, por edhe kur duan të japin informacion të kontaktojnë direkt policing e zonës së tyre. Ministria e Brendshme kërkon që me këtë “strukturë të re”, të mundësojë parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Sevilla për herë të shtatë fituese e Ligës së Evropës
Gjeorgjia kërkon statusin e kandidatit në BE për mbrojtje ku...
Edhe një gazetare ukrainase strehohet në Kosovë
Mike Pence pritet të shpallë kandidaturën për president në A...
Kurti tregon çka bisedoi në telefon me Erdoganin
Gjykata e Lartë e Okllahomës hedh poshtë dy ndalime të abort...