Në përditësimin e të dhënave për të prekurit me COVID 19 në Shqipëri, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se janë regjistruar sot 17 raste të reja, ndërsa foli edhe e për gjendjen në të cilën janë fëmijët e prekur nga virusi.
Zv.ministrja Rakacolli tha se numri i fëmijëve të prekur nga koronavirusi është 16, por fatmirësisht janë në gjendje të mirë, pasi asnjërit prej tyre nuk i është dashur të shkojë për trajtim në spital.
“Deri tani ka 16 fëmijë të prekur nga koronavirusi, fatmirësisht asnjëri nga ata nuk ka pasur nevojë asnjëherë për kujdes spitalor dhe janë në gjendje shumë të mirë”.
Zv.ministrja njoftoi gjithashtu se nuk ka asnjë grua shtatzënë të prekur me COVID-19 që të ketë sjellë në jetë fëmijën e saj. “Deri tani nuk ka asnjë grua shtatzënë me COVID-19 që të ketë sjellë në jetë fëmijën e saj”.
E pyetur për shtrëngimin e masave në kodin penal, Rakacolli thotë se qeveria vepron në përputhe me rekomandimet që bën Komiteti i Ekspertëve.
“Gjithçka që bën qeveria e bën në përputhje me rekomandimet që bën Komiteti i Ekspertëve, të cilat janë të bazuara në një analizë shumë të hollësishme të situatës aktuale me numrat e të prekurve dhe me tendencën që zhvillohet epidemia. Padyshim që të gjitha këto bëhen në konsulencë me OBSH”./BW
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit