Prej ditësh, disa zona urbane dhe dhjetra fshatra në juglindje janë pa energji elektrike. Përgjatë aksit nacional Korçë-Kapshticë era e fortë ka rrëzuar shtyllat e tensionit të lartë duke lënë në errësirë qytetin e Bilishtit dhe shumë fshatra të Bashkisë së Devollit, raporton gazetarja e Klan News, Daniela Zisi.
Pa energji janë prej tre ditësh edhe mbi 30 fshatra të Bashkisë së Maliqit dhe 11 fshatra të zonave malore të Pogradecit.
Në qytetin e Bilishtit po punon një grup pune i specializuar nga nënstacioni i Elbasanit për riparimin e defekteve në shtyllat e tensionit të lartë.
Shtylla të rrëzuara dhe linja të këputura ka pasur pothuajse në të gjitha fshatrat e njësive administrative të zonave malore të qarkut të Korçës./tvklan.al/
Galatasaray deklason Juventusin në ndeshjen e parë të play-o...
“Liria Ka Emër” projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirin...
Kurti mori pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare të IKKL...
Më 27 shkurt, deklaratat hyrëse për Thaçin e të tjerët
Osmani pranon urime nga Mbretëria e Arabisë Saudite
Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo p...