Masivë gurësh dhe inerte kanë rrëshqitur në rrugën e Kombit, në afërsi të Rubikut, duke rrëzikuar bllokimin e një aksi të autostradës.
Fenomeni është aktiv prej një viti, ndërsa është përkeqësuar pas reshjeve të ditëve të fundit.
Siç tregojnë këto pamje, gurët kanë rënë mbi trasenë e rrugës, duke u kthyer në një rrezik potencial për aksidente.
I vetmi paralajmërim është një tabelë që tregon se në zonë ka rrëshqitje .
Situatë e ngjashme paraqitet edhe në zonën e Gziqit në Mirditë, ku edhe atje nuk ka asnjë masë për të ndaluar fenomenin.
Në këto kushte rrëshqitjet e malit kanë vënë në dyshim sigurinë e lëvizjes së automjeteve përgjatë këtij aksi nga Miloti deri në tunelin e Kalimashit.
Rrëshqitjet e dheut janë një problematike e vazhdueshme në Rrugën e Kombit, duke sjellë në jo pak raste dhe bllokim të këtij segmenti rrugor.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...