Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe orët e para të mëngjesit të së shtunës kanë shkaktuar problematika në disa akse në veri të Shqipërisë.
Shiu i shoqëruar me rrebeshe ka sjellë rënie gurësh e inertesh në segmentet, Dushaj-Sheshi i Tragetëve, Bogë-Theth, Hani Hotit-Tamarë Skuraj-Burrel, Lezhë-Vau Dejes, Ura e Zapodit Shishtavec, Bajram Curri-Valbonë, Qafë Bualli-Ura e Cerenecit, Vau Dejes-Pukë-Kalimash.
Autoriteti rrugor shqiptar njofton se akset janë pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht, ndërsa në terren vijojnë të qëndrojnë punëtorët me mjete, duke marra masa për lehtësimin e qarkullimit rrugor./abcnews.al
FFK uron Bajramin: Kjo festë e sakrificës, të na afrojë më s...
LDK uron Kurban Bajramin: Qoftë kjo festë ditë gëzimi, mirëk...
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë