Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka qenë në fshatin Bashaj, ku ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve të kryera nga mjetet e ushtrisë.
Vengu është takuar edhe me banorët e zonës, të cilëve u ka kërkuar të mos rrezikojnë jetën duke hapur rrugë provizore me mjete rrethanore, duke theksuar se shumë shpejt do të ndërtohet një rrugë paralele. Sipas tij, deri më tani punimet kanë arritur të hapin rreth gjysmën e rrugës ekzistuese.
Ndërkohë, gjatë mesditës së sotme kanë mbërritur në zonë edhe mjetet e tjera të ushtrisë, për të vijuar ndërhyrjen në terren dhe përshpejtuar normalizimin e situatës.
/ abcnews.al /
Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa sh...
Familjarja për tragjedinë në Malishevë: Fëmijët i gjeta pa s...
Infantino e rikonfirmon pjesëmarrjen e Iranit në Botëror
Zjarr në një puntori në Ferizaj, lëndohet një person
Messi blen klubin spanjoll UE Cornellà
IPK arreston në flagrancë një polic: Pranoi 2 mijë euro në l...