Edhe pse ka ende zona të bllokuara nga bora e disa ditëve më parë, në zonat malore janë rikthyer reshjet e dëborës, e ngricat gjithashtu po e rikthejnë situatën drejt përkeqësimit.
Fshatra të thellë të Librazhdit, kryesisht ato në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, vazhdojnë të jenë të bllokuara, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur emergjenca shëndetësore. Duhet theksuar gjithashtu se është rikthyer energjia elektrike në ato zona ku mungonte.
Përkeqësimi i motit pritet të vazhdojë edhe gjatë javës në vazhdim, ndërsa reshjet e shiut do ta rikthejnë vëmendjen nga zonat malore, në ato fushore, ku nevojitet marrja e masave për t’iu bërë ballë përmbytjeve./tch
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës