Shumë shpejt lulishtja pas monumentit të Heroit Kombëtar në sheshin “Skënderbej” do të jetë e hapur për të gjithë.
Punimet e Bashkisë së Tiranës për fazën e dytë të punimeve për rikualifikimin urban të Sheshit “Skënderbej”, po ecin me ritme të shpejta duke rikthyer në identitet lulishten pas monumentit, e cila do të jetë një hapësirë tërësisht çlodhëse.
Madje, sipërfaqja e planifikuar në projekt do të jetë disa herë më e madhe se ajo më e mëparshme duke krijuar një oaz qetësie në zemër të Tiranës.
Punimet nëntokësore tashmë kanë përfunduar, ndërkohë që punëtorët janë duke bërë dhe rrugicat mes gjelbërimit si dhe konturet e ndryshme të cilat do të mbushen me lule shumëngjyrëshe.
Bashkë me sheshin “Skënderbej”, Tirana bëhet një nga kryeqytetet më unik në Ballkan me një sipërfaqe tepër të konsiderueshme në qendër të tij e dedikuar tërësisht për qytetarët./TCH


Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...