Reshjet e shiut kanë shuar flakët në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por në jug të Shqipërisë alarmi është rikthyer sërish, kjo edhe për faktin se reshjet kanë qenë të pakta në këtë zonë.
Menjëherë pas situatës së krijuar, herët në mëngjes helikopterët e Viva kanë nisur operacionin për vënien në kontroll të flakëve për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme si dhe për ti shuar përfundimisht ato.
Ndërkohë që flakët kanë pushtuar sipërfaqe në terrene mjaft të vështira për ndërhyrjen nga toka në kushtet e krijuara emergjencat civile duke vlerësuar realizimin e misioneve të mëparshme prej kompanisë Viva dhe stafit gjerman kanë kërkuar mbështetjen dhe vënin nën kontroll të situatës së krijuar, shkruan ora news.
“Ju lutem dërgoni një helikopter për të shuar zjarrin e rënë në fshatin Janicat, njësia administrative Dhivër bashkia Finiq, në fshatin Leshnicë e Sipërme dhe Leshnicë e Poshme. Në fshatin Vergo njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë në pyllin e Pilloit”, thuhet në shkresën e dërguar prej Emergjencave Civile teksa helikopterët kanë nisur menjëherë punën për të shuar flakët.
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj