Kryetari i Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike Kreshnik Çollaku ka shkruar një status në profilin e tij në FB, ku shprehet se qeveria e re de fakto ka rikthyer regjimin e vizave.
Statusi i tij
Rikthehen vizat për shqiptarët.
Urdhri që ka nxjerrë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është një rivendosje De Facto e regjimit të vizave. Katër kriteret që janë vendosur janë simetrikisht të njëjtat kërkesa për pajisje me vize që u kërkohej qytetarëve shqiptarë nga 90 e mbrapa.
Dallimi sot është se verifikimin e këtyre kritereve nuk e bëjnë më punonjësit konsullorë të ambasadave por policia shqiptare , ngjashëm si para viteve 90. Në katër vite qeverisjeje ky është bilanc i “suksesit” të qeverisë shqiptare me vendet e BE. Por mileti këtu, rri e vështron, bashkë me yjet !!!
Sami Lushtaku: Nesër do e padis Albin Kurtin
Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo...
Vengu: Protesta paqësore e studentëve në Maqedoninë e Veriut...
KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e...
Sami Lushtaku pas akuzave të Kurtit se deshi t’ia godas esko...
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time ...