Shqipëria po lakmohet gjithnjë e më shumë në mediat ndërkombëtare për plazhet e saj të kaltra, historinë e pasur dhe peizazhet mahnitëse. Vendi ynë është bërë pjesë e listës së revistës italiane “Wom Travel”, ku rekomandon plazhet më të bukura në Evropë për turistët.
Mes 15 destinacioneve me plazhet më të bukura nga plazhet e arta të Algarve deri te ishujt grekë, pjesë e listës janë edhe xhevahiret sekrete të Ksamilit, ku revista italiane e rendit si një nga plazhet më të bukura.
“Një nga perlat sekrete të Evropës që ia vlen të zbulohet është bregdeti i Shqipërisë. Nisuni për të zbuluar plazhet më të bukura dhe për të bërë një ndalesë në Ksamil, në pozicionin e katërmbëdhjetë ndër më të bukurat në Evropë.
Ksamili karakterizohet nga ishuj të vegjël të mbuluar nga bimësia mesdhetare të cilat janë shtëpia e disa prej plazheve më të bukura dhe më sekrete në të gjithë Shqipërinë”, shkruan revista italiane.
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit