Rrymat ajrore të ngrohta subtropikale po avancojnë drejt gadishullit Iberik dhe Mesdheut, duke ndryshuar kushtet atmosferike në territorin e Shqipërisë në fillimin e javës.
Për pasojë, në Shqipëri për orët e mbrëmjes do të ketë reshje shiu dhe stuhi të përqendruara në zonën perëndimore qendrore dhe reshje bore në zonat malore.
Temperaturat vijojnë me rritje:
Zonat malore 0 – 10
Zona qendrore 7 -16
Bregdeti 8 – 16 grade
Në Kosovë për ditën e martë, moti do të jetë me reshje shiu dhe reshje bore. Temperaturat parashikohen 1– 3 gradë në mëngjes dhe 4 deri në 7 gradë në mesdite.
Për 24 orët e ardhshme në vendin tonë moti do të jetë me reshje shiu dhe stuhi ne orët e para të mëngjesit në zonën perëndimore, ndërsa gjatë ditës reshjet do të humbasin intensitet dhe duke ia lënë vendin kthjellimeve. Era do të jetë juglindje 8 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3, temperaturat do të jenë me rritje./rtsh/
Juventus shënon fitore minimale ndaj Bolognas në udhëtim
Hamza: Asnjë luftëtar i lirisë nuk do të jetë kurrë vetëm, a...
Prishtina fiton derbin me Bashkimin – humbja e katërt ...
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar
Për herë të dytë me radhë, “Team Vitality” fiton Majorin në ...