Pas interpelancës LIVE me një grup këshilltarësh dhe qytetarësh kuksianë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e disa bizneseve nga zona e Kukësit.
Takimi u zhvillua mbrëmjen e djeshme në ambientet e kryeministrisë dhe fokusi ishte te tarifa në Rrugën e Kombit.
Mësohet se Rama i ka qëndruar në takim asaj që deklaroi edhe publikisht, do të ketë rishikim të taksës për banorët e zonës por kurrsesi zerim të saj.
Mësohet se biznesmenët kuksianë kanë kërkuar nga Rama të kenë një përfaqësi të tyre në negociatat që do të zhvillohen me konçesionarin.
Po ashtu, burimet bëjnë me dije se në takim u diskutua edhe për hapjen e aeroportit të Kukësit, që sipas Ramës do të ndodhë brenda këtij viti./Sot News/
Osmani prezanton aderimin e ri
Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 par...
Trump për çmimet e shtrenjta të biletave të Kupës së Botës: ...
“Tani mund të flini të qetë, një hall më pak”, S...
Bullgari, Radev merr mandatin për formimin e qeverisë së re
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...