Partia Demokratike ka reaguar pas shembjes së ndërtesës 5-katëshe te Fakulteti Ekonomik. Deputeti i kësaj partie, Gert Bogdani, akuzoi Kryeministrin duke thënë se ishte ai që dha lejen në 2004 për ndërtimin e ndërtesës dhe sërish ai që e prishi atë si të paligjshme.
“Prioritet e vërteta të Edi Ramës janë tritoli dhe shkatërrimi i ndërtesave. Dje dha lejen sot e prishi. Kjo pronë është lejuar të ndërtohet nga Edi Rama, por sot kjo pronë është shkatërruar nga Edi Rama. A do të mbajë përgjegjësi për trillet që i kushtojnë taksave të qytetarëve shqiptarë? A do të mbajë ai përgjegjësi për lejet e ndërtimit që vetë ka dhënë kur ka qenë kryetar bashkie, por që sot i hedh në erë më tritol?” tha Bogdani.
Deputeti i PD-së shtoi se, ‘tashmë është e qartë se kush është Kryeministri i vendit, Kryeministri i tritolit. Koha për përgjigjen e qytetarëve po afron”, përfundon ai.
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...