Mimoza Paja është banakierja e cila mbeti e vrarë mbrëmjen e së dielës në një lokal në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet.
Hetuesit e Policisë së Tiranës thonë se 60-vjeçarja Paja dyshohet të jetë vrarë aksidentalisht nga breshëria e armës dhe të mos ketë asnjë lidhje me ngjarjen.
Për vrasjen e Mimoza Pajës ka reaguar edhe djali i saj, i cili në një postim në Facebook shkruan: “Mallkuar qofshin ato plumat që i zbrazën në trupin tënd qofsh e xhenetit mam”.

Mimoza Paja jeton me qira në rrugën “Skënder Kosturi” në lagjen “Don Bosko” vetëm pak metra larg lokalit ku ndodhi ngjarja.
Pesë persona të tjerë mbetën të plagosur. Ata janë Sahit Murati, 50 vjeç, (xhaxhai i Fation Muratit), Astrit Meraj 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli 55 vjeç.
E lënduar nga ciflat e xhamit mbeti edhe një vajzë e vogël 10-vjeçare, e cila është mbesa e viktimës Mimoza Paja.
Lokali ku ndodhi ngjarja është në pronësi të Fation Muratit, një personazh i njohur i botës së krimit.
Autorët hapën zjarr me breshëri nga jashtë lokalit duke shkaktuar kasaphanë. /tvklan.al
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...