Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN në përfundim të Konsultimit të Nenit IV për vitin 2025 bën me dije se Shqipëria vazhdon të shënojë një nga normat më të larta të rritjes ekonomike në Europë. Kjo rritje ka ardhur nga turizmi, inflacioni i ulët, borxhi publik në rënie dhe rezerva të forta valutore.
Sipas vlerësimit, rritja ekonomike pritet të mbetet e qëndrueshme në nivelin 3,5% në vitin 2025 dhe 3,6% në vitin 2026. Më tej FMN shton se ekonomia e vendit tonë ka tejkaluar nivelin e saj para pandemisë. Kjo ka ardhur sipas tyre nga kombinimi i politikave fiskale dhe monetare.
Më tej raporti shtons e inflacioni parashikohet të rritet gradualisht nga 2,2% në vitin 2025 drejt objektivit prej 3% në gjysmën e dytë të vitit 2026, në kushtet e një tregu pune të shtrënguar dhe rritjes së pagave.
FMN vlerëson se disiplina fiskale ka çuar në një ulje të ndjeshme të borxhit publik, i cili pritet të bjerë nën 50% të PBB-së, ndërsa rezervat e forta valutore kanë përmirësuar ndjeshëm pozicionin e jashtëm të vendit.
FMN paralajmëron se rreziqet për perspektivën ekonomike janë zhvendosur drejt kahut negativ, për shkak të një mjedisi të jashtëm më të paqëndrueshëm duke listuar tensionet gjeopolitike, përshkallëzimi i masave tregtare, luhatjet e çmimeve të mallrave dhe paqëndrueshmëria në tregjet financiare.
Sa i përket ‘Paqes Fiskale’, FMN thekson se kjo marrëveshje ofron falje borxhesh dhe rivlerësim preferencial të pasqyrave financiare. Gjithashtu shton se rrezikon të minojë progresin e mëparshëm në administrimin dhe përputhshmërinë tatimore.
FMN vlerëson se qëndrimi aktual i Bankës së Shqipërisë është i përshtatshëm. Sipas tyre banka qendrore duhet të jetë e gatshme të reagojë shpejt ndaj zhvillimeve të tregut./euronews.al
Fitore Pacolli: Qeveria Kurti 3 punon për gratë
Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi...
Bujar Loci vazhdon të jetë përzgjedhës i Kosovës në basketbo...
Policia e Kosovës: Festoni me zemër, me kujdes dhe përgjegjë...
Zbulohet data kur nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e ...