Shqipëria është një nga katër vendet që shërben si pikë transiti për rishpërndarjen e produkteve false, përfshi dhe produktet farmaceutike.
Zyra e Pronësisë Intelektuale e Bashkimit Evropian ka publikuar raportin e hartëzimit të tregtisë të produkteve false për vitin 2017.
Raporti identifikon sektorët kryesorë që preken nga falsifikimi si dhe pikat kryesore transit, produkte si ushqime, kozmetikë, çipë dhe pjesë këmbimi për kompjuter.
Në kët raport përmendet edhe Shqipëria si një nga katër vendet tranzit bashkë me Egjiptin, Marokun dhe Ukrainën.
Shqipëria bashkë me këto vende theksohet si me rëndësi të veçantë për rishpërndarjen e produkteve false të destinuara për Bashkimin Evropian. Shqipëria është një pikë e rëndësishme tranziti për kozmetikë e parfume false nga Turqia drejt BE-së.
Gjithashtu përmendet për artikujt e lekurës kryesisht çanta dore, shkruan Lapsi.
Vendosen tabelat me emra të rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...
Pas Haxhiut, Presidenti i KE-së pritet në takim nga Kurti
NATO do të nisë stërvitje me forca të reduktuara në Detin Ba...
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj Kuvajtit dhe Bahreinit