Përmes një statusi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka komentuar samitin e Kartës së Adriatikut, nën patronazhin e zëvendës presidentit amerikan Mike Pence.
“Zv.shefi i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi fort interesin e Shteteve të Bashkuara për të forcuar bashkëpunimin me vendet e rajonit, si edhe domosdoshmërinë për të rritur ndërveprimin mes SHBA e vendeve të rajonit e po ashtu mes vetë vendeve të rajonit, në funksion të përballimit me sukses të sfidave të sigurisë, paqes e prosperitetit, në rajon e në Europë”, ka deklaruar Rama, transmeton tch.
Kreu i qeverisë ka nënvizuar se takimet bilaterale me zv.presidentin Pence, si edhe me liderët e tjerë të rajonit patën rëndësinë e tyre të posaçme për rikonfirmimin e vullnetit për të ecur më tej përpara, “të gjithë së bashku, në mbrojtje të interesave strategjike të popujve tanë”, ka shtuar Rama.
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së