Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajti, këtë të mërkurë, një konferencë për media në përfundim të mbledhjes së zgjeruar të qeverisë në Shëngjin. Në fjalën e tij shefi i qeverisë e vuri theksin te turizmi, ku zbuloi dhe një të dhënë të re nga platforma bookings.com.
Sipas tij, në platformën e rezervimeve qyteti i Vlorës është një nga 10-të destinacionet të rezervuara në botë për sezonin e ardhshëm.
Ai shtoi se synimi i qeverisë është që Shqipëria të jetë kampiot absolut për turizmin në Ballkan.
“Një të dhënë të re të kompanisë bookings.com, një nga platformat më të mëdhaja globale të rezervimeve, e cila informoi se Vlora është një nga 10-të destinacionet të rezervuara në botë për sezonin e ri. Kuptohet në terma relativë, nuk do të thotë që Vlora do të ketë më shumë turistë se Kina, por nga rezervimet e fillimvitit fluksi i rezervimeve për Vlorën është në dhjetëshen e parë të bookings.com. Ashtu si kundër që e keni parë dhe një të dhënë tjetër të publikuar nga agjensitë ndërkombëtare se Shqipëria është vendi me rritjen më të madhe të turizmit në Evropë, gjithmonë në terma relativë duke e krahasuar me vetëveten”, tha Rama./euronews.al
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...