Pas vizitës në Bruksel dhe takimeve me figurat më të larta të BE, ku mori sinjale pozitive për çeljen e negociatave, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Turqisë.
Shefi i qeverisë shqiptare është pritur në një takim pasditen e sotme nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shkruajnë mediat turke.

Mësohet se dy liderët janë takuar në rezidencën presidenciale Tarabya në Stamboll.
Nuk ka shumë detaje nga takimi, por sipas mediave turke theksohet se dy politikanët kanë folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, zhvillimet në rajon dhe investimet turke në aeroportin e Vlorës./javanews.al
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...