Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e vijoi traditën e çdo fund viti, në organizimin e ceremonisë të dhënies së medaljeve të arit për më shumë se 188 nxënësit ekselentë të cilët përfunduan gjimnazin me dhjeta.
“Gjithsesi, meqë ju jeni këtu, do t’ju kërkoj ndjesë për faktin se do të përsëris të njëjtën gjë që më vjen shumë natyrshëm sa herë që kam nderin e veçantë të jem për shkak të detyrës, në këtë ceremoni sepse është një nder i veçantë dhe besojeni këtë, që të të jepet mundësia të kesh të mbledhur brenda 4 mureve të gjithë ajkën e ekselencës dhe të kesh fatin që t’i shohësh në sy të gjithë heronjtë e një kohe kur nuk është e lehtë të jesh hero pozitiv dhe kur hapësira e komunikimit, falë edhe rrjeteve sociale, është e mbushur me heronj negativë.
Për këtë arsye, ju jeni heronj për mua! Për këtë arsye ma besoni këtë gjë, ky i dhënies të medaljeve të arta është i vetmi moment gjatë gjithë punës sime në 365 ditë ku mua më duket vetja realisht më i shkurtër se ata që kam përballë, besojeni këtë gjë. Besoni që ju kam zili”, tha Rama.
80% të studentëve ekselentë tha ministria e arsimit Ogerta Manastirliu janë duke studiuar në universitetet shqiptare prej të cilëve 49% për në mjekësi. Ata që studiojnë jashtë i quajti si ambasadorët më të mirë në shpalosjen e vlerave të vendit tonë./tch
Reagon Hoti: Kosova duhet të ketë president që nuk është nga...
Irani kërcënon mbylljen e transportit detar në rajon nëse vi...
Konjufca: Rrugët tona me Osmanin prapë do të takohen, opozit...
“Këndoni për 250 vjetorin e SHBA-së”, Ambasada amerikane në ...
Distria Krasniqi synon medaljen e artë në Tbilisi
Zjarri në pallatin pranë QSUT, Rama: Do rindërtohet 100% nga...