Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka shpallur një thirrje për muzikantë të talentuar që të marrin në ceremoninë festime me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.
Ambasada ka njoftuar edhe për kriteret. Sipas njoftimit, të interesuarit mund të zgjedhin njërën nga tri këngët amerikane: “The Star-Spangled Banner”, “America the Beautiful” ose “My Country, “Tis of Thee”, dhe të regjistrojnë një video duke i interpretuar ato.
Pjesëmarrësit duhet ta publikojnë videon në rrjetet sociale Facebook ose Instagram, duke etiketuar llogarinë @kosovo.usembassy dhe duke përdorur hashtagun #KosovoSingsFreedom250.
Afati për aplikim është deri më 12 maj. Ambasada ka bërë të ditur se disa nga aplikimet e përzgjedhura mund të ftohen për të performuar në ngjarjen zyrtare të 4 Korrikut.
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...
Murseli, Kokalla e Plava sillen në gjykatë, dëgjohen fjalët ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...
Gjermania kërkon ekstradimin e dy kosovarëve të dyshuar për ...
Haxhiu nga Çikatova e Vjetër: U vranë 24 civil të paarmatosu...
LDK e hapur për bisedime me LVV-në për presidentin