Nesër në Bruksel do të zhvillohet samiti mes Ballkanit Perëndimor dhe krerëve të Bashkimit Europian.
Për të marrë pjesë në këtë takim është nisur drejt kryeqytet belg dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Samiti i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian, ku do të vendoset për fatin e hapjes së kapitujve të negocimit për Shqipërinë.
Deri tani, të gjitha vendet përveç Greqisë kanë aprovuar mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Greqia kërkon lejimin e betimit të Fredi Belerit si kryebashkiak në këmbim të votës pro.
Vetë kryeministri në Kongresin e PS javën e shkuar tha se nuk do të ketë asnjë shqetësim nga ana e qeverisë shqiptare pavarësisht se cili do të jetë vendimi për këtë çështje. Ai siguroi se qëndrimi për rastin Beleri nuk ndryshon duke përsëritur se kjo është një çështje që i takon vetëm drejtësisë./tvklan.al
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...