Zona e ish-fabrikës së tullave në Lushnjë është shndërruar në një park të prodhimit të energjisë diellore, që i shtohet prodhimit të gjelbër në vendin tonë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga tjetërsimi spektakolar i kësaj zone.
“Tjetërsim spektakolar i fushës së plehrave të ish-fabrikës së tullave në Lushnje, në një burim të ri energjie diellore,” shkruan Rama.
Ky park prodhimi energjie diellore do të integrohet në sistemin tonë elektroenergjetik duke shtuar prodhimin e gjelbër, po është edhe një hapësirë çlodhëse për qytetarët lushnjarë./atsh.al
Kurti: Reagimi i policisë dhe prokurorisë për incidentin në ...
Komisionerja e BE-së: Kosova të gjejë stabilitet institucion...
Sulmet terroriste të Serbisë në Kosovë, Kurti: Vakuumi që lë...
Kryeministri Estonisë në konferencë me Ramën: E mbështesim i...
Kurti kërkon nga BE statusin kandidat dhe hapjen e negociata...
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...