Diplomacia ekonomike, ajo e krijimit të kontakteve me botën e biznesit jashtë vendit dhe e potencialit për të sjellë investitorë të huaj në Shqipëri, është vendosur shumë lart në agjendën e kryeministrit Edi Rama për mandatin e tij të dytë.
“Menjëherë pas shpalljes së qeverisë së re ditën e diel, unë do t’i kërkoj ministrit të mandatit të ri të organizojë një takim treditor me të gjithë ju, në funksion të rolit që duhet të ndërmarrë menjëherë shërbimi i jashtëm në ekonominë e vendit. Ta finalizojmë planin kombëtar të diplomacisë ekonomike shqiptare për një dekadë në vijim”, ka thënë kryeministri Rama në takimin që pati me ambasadorët shqiptarë.
Në këtë takim më shumë zunë vend kritikat sesa vlerësimet. Por, pavarësisht se mbajti edhe përgjegjësi për dështimin e diplomacisë ekonomike, pikëpyetja për ministrin e Jashtëm mbetet e madhe.
Kryeministri Rama ka thënë se do të vlerësohet secili ambasador për punën që bën, duke përmendur kështu edhe largimin e atyre që nuk tregojnë suksese. “Që mbi bazën e pasqyrave tremujore do të vendoset qoftë vlerësimi dhe promovimi, qoftë largimi nga detyra i ambasadorëve. Ashtu sikundër bilanci vjetor i kësaj pune do ta përcaktojë mbështetjen e mëtejshme politike për ministrin tuaj, apo largimin e ministrit nga detyra”, ka thënë kryeministri Rama.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...