Kryeministri, njëherazi dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka bërë sot një thirrje të qartë për unitet kombëtar në funksion të objektivit madhor të vendit, anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.
“Me të majtën e me të djathtën, të gjithë në një drejtim, drejt majës, për Shqipërinë në Bashkimin Europian, në vitin 2030”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.
Për kryeministrin Rama zgjedhjet e 11 Majit janë momenti për të lënë mënjanë interesat e ngushta politike dhe për të bërë zgjedhjen e duhur për forcën politike që punon për të përmbushur reformat e domosdoshme, përshpejtimin e proceseve integruese dhe në përforcimin e institucioneve demokratike.
Trump largohet nga Riadi, Princi saudit i Kurorës ia bën me ...
Von der Leyen uron Ramën: Shqipëria i përket BE-së, të vazhd...
Gjykata refuzon padinë ndaj ZRRE-së kundër shtrenjtimit të e...
Osmani priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aiv...
Pesë kërkesat që Trumpi ia bëri liderit të Sirisë
Zanetti: Interi është skuadër e madhe, besuam deri në fund