Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës së tij në Abu Dhabi ka zhvilluar një takim me sheikun Hazza bin Zayed Al Nahuan, i cili është Këshilltar i Sigurisë Kombëtarë në këtë vend.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Rama shkruan se në takim ka diskutuar për ecurinë e bashkëpunimit dy palësh mes vendeve. Projektet që Princi i Kurorës ka kontribut në Shqipërinë, janë rindërtimi në Spitallë dhe Porti i ri i Durrësit.
“Abu Dhabi – Me Sheiik Hazza bin Zayed Al Nahuan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe Zëvendëskryetar i Këshillit Ekzekutiv të Abu Dhabit, për ecurinë e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, ecurinë e investimit masiv të Rindërtimit në Spitallë me financim të Princit të Kurorës, projektit madhor të transformimit të Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha të Mesdheut, si edhe një sërë investimesh e bashkëpunimesh të tjera të rëndësishme”, ka shkruar Rama.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...