Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi një takim zyrtar në Doha me Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.
Takimi u mbajt në rezidencën e homologut katarias, ku në qendër të bisedimeve ishte thellimi i bashkëpunimit dypalësh dhe avancimi i disa projekteve me rëndësi strategjike për Shqipërinë.
Kryeministri Rama e cilësoi bisedën produktive dhe theksoi se projektet që po zhvillohen me Katarin mbartin peshë të veçantë për zhvillimin e Shqipërisë.
“Doha, Katar – Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë”, ka shkruar ai./Arbresh.info
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE