Kryeministri Rama është takuar sërish sot me kryeparlamentarin Meta. Një ditë pasi Meta tha se do të ketë impulse të tjera në qeveri, pas dorëheqjes së Nasip Naços, Rama i është drejtuar zyrës së tij në Kryesinë e Kuvendit.
Rama dhe eksponentë të PS, edhe pas dorëheqjes së Naços, janë përpjekur të theksojnë se nuk do të ketë ndryshime në qeveri. LSI nuk ka vonuar dhe një ditë më parë, me anë të Spartak Brahos, paralajmëroi ndryshime në cabinet. “Burri luan, guri s’luan”, u shpreh Braho, duke paralajmëruar se kryeministri Rama mund të ndryshojë qëndrim ndaj idesë për ta mbajtur të pandryshuar kabinetin e tij.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...