Kryeministri Edi Rama të enjten u shfaq i vendosur për t’mos marrë asnjë vendim nëse studentët nuk vendosin për të negociuar me kreun e qeverisë.
Duke i kujtuar që studentët protestojnë prej 9 ditësh, madje duke qëndruar edhe gjatë natës përpara kryeministrisë, Rama tha se ata që janë atje tek zjarret mund të rrinë aty dhe 10 vite.
“Ata që janë tani tek zjarri le të rrinë atje 10 vjet”, u shpreh Rama në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan.
Në këtë moment ka ndërhyrë gazetari Blendi Fevizu i cili duke ju drejtuar kryeministrit tha se “si mund ta thuash këtë se ke qenë pedagog?”.
Në përgjigjen e tij, Rama u shpreh se ata “janë të financuar me batanije, me zjarre, janë të dërguar nga partitë politike. Unë flas për ata që s’janë atje”.
E ardhmja e Rashfordit ende e paqartë, Arsenali hyn në garë ...
Bastisje tek Agjencia Kadastrale
KEK: Ndalohet prodhimi në Njësinë A4 pas rrjedhjeve në kalda...
“Situata me Rudigerin ishte vetëm incident i momentit,...
E rëndë në Greqi/ I biri humbi jetën nga një aksident, babai...
Haradinaj ia uron ditëlindjen nënës së tij: Të paçim me shën...