KEK: Ndalohet prodhimi në Njësinë A4 pas rrjedhjeve në kaldajë

10:06 | 6 Maj 2026
E.K

KEK ka njoftuar se Njësia A4 është ndalur në mënyrë të kontrolluar nga operimi, si pasojë e rrjedhjeve të ujit në kaldajë, konkretisht në zonën e tejnxehësit.

Sipas njoftimit, stafi profesional i Termocentralit “Kosova A” ka vlerësuar se ndalimi i njësisë ishte i domosdoshëm dhe në përputhje të plotë me standardet teknike dhe të sigurisë, me qëllim të parandalimit të dëmtimeve më të mëdha dhe të paparashikueshme në pajisje.