Spitali i ri i Sëmundjeve Infektive pranë QSUT-së është një tjetër pjesë e infrastrukturës së rilindur shëndetësore që do t’i vihet sot në dispozicion popullit të Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Spitali i ri Infektiv, i cili do të jetë qendër ekselence.
Punimet për rindërtimin dhe zgjerimin e Spitalit Infektiv nisën në pranverë. Investimi vjen në kuadër të planit të qeverisë për përballimin e emergjencave shëndetësore, me fuqizimin e kapaciteteve në sistemin spitalor si dhe planin e masave 2021-2022 për përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19.
Me një vlerë investimi prej 5.6 milion euro, spitali ka të gjitha pajisjet e nevojshme të fjalës së fundit të teknologjisë si dhe gjithë rrjetin e monitorimit të aktivitetit të spitalit si dhe rrjetin e të dhënave për monitorimin e pacientëve në kohë reale.
Spitali i ri Infektiv do të jetë i pajisur edhe me auditor dhe salla leksioni për studentët e mjekësisë./ atsh



Dy persona plagosen me armë zjarri në Prishtinë
Aksident në Suharekë, lëndohet rëndë 9 vjeçari – QKUK jep de...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 800 gjoba brenda 24 orëve të f...
Kurti priti në darkë pune Sorensenin, u diskutua për procesi...
Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin