Shtatori do të nisë me vrull për socialistët. Këtë të diel, rreth orës 10:00, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të mbledhë qeverinë në Dajt për të analizuar sezonin e ri politik dhe për të vendosur objektivat për në vazhdim, pak muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
Me pjesëmarrjen e ministrave, drejtuesve të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve, takimi do t’i shërbejë edhe analizës së progresit për qeverinë Rama, e cila synon mandatin e katërt në 2025.
Shefi i socialistëve do të vendosë nëse do të ketë apo jo ndryshime tek anëtarët e kupolës, drejtues të partisë apo edhe nga sekretariati rozë.
Kjo mbledhje në vilën qeveritare, e cila tanimë është kthyer në traditë po ndez motorët për Partinë Socialiste me takimin 1 ditor në Dajt, por do të pasohet në 8 shtator me Asamblenë e socialistëve. Ajo pritet më pas të zgjedhë kryesinë e re të PS, anëtarët e të cilës do të jenë edhe të dërguarit politikë në dymbëdhjetë qarqet e vendit.
Diskutimet me përfaqësuesit politikë dhe anëtarët e kabinetit qeveritar krahas zgjedhjeve të pranverës do të përqendrohen në reformat e integrimit dhe politikën e jashtme, pak javë përpara mbledhjes së dytë ndërqeveritare me Bashkimin Europian për çeljen e negociatave.
Megjithatë shtylla të tjera diskutimi do të ketë edhe për mirëqeverisjen, rendin dhe sigurinë, në formën e një bilanci në mbyllje të këtij mandati qeverisës./ abcnews.al
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...