Menjëherë pasi Rama tha se nuk do të rifillojë pagesa pa u gjetur një zgjidhje, Basha ka reaguar nga protesta në Vorë, ku tha se kreu i qeverisë thjesht po përpiqet të fitojë kohë.
“Po përpiqet të fitojë kohë, se është në presion, dhe pastaj t’i godasë nga prapa, jemi për të kërkuar lirimin e të gjithë të arrestuarve, jemi për ti dhënë fund një regjimi që ka rrënuar shtetin. Reagimet e Ramës përveçse janë të pabesueshme nuk zgjidhin thelbin e problemit, taksa të anulohet tërësisht, shqiptarët paguajnë 200 milionë euro në vit taksa për rrugët, të arrestuarit të lirohen nga i pari tek i fundit, dhe të marrë fund ky shtet që është në shërbim të oligarkëve”, deklaroi Basha./ TCh
Vengu: Protesta paqësore e studentëve në Maqedoninë e Veriut...
KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e...
Sami Lushtaku pas akuzave të Kurtit se deshi t’ia godas esko...
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time ...
KFOR-i pret ambasadorin norvegjez, diskutojnë për sigurinë n...
Kurti për Rrahman Jasharajn: Është qe 20 vjet aty, e ka shke...