Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka bërë sot thirrje shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Nju Jork, SHBA, që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Përmes një videokartoline të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u kujton bashkatdhetarëve shqiptarë që të regjistrohen në platformën elektronike të KQZ-së, teksa sqaron se afati përfundimtar i regjistrimit është 4 marsi.
“Me këtë videokartolinë për shqiptarët e Amerikës, të cilëve bashkë me përqafimet u përcjell edhe rikujtesën se afati i regjistrimit për të votuar më 11 maj, skadon në 4 mars”, shkruan Rama.
Në videokartolinën e ndarë nga kryeministri Rama është thirrja për shqiptarët jashtë që zëri i tyre të dëgjohet përmes votës, pasi vota është ndihma më e madhe që mund t’i jepet vendit.
“Erdha larg me një valixhe plot ëndrra dhe me një zemër që nuk u nda kurrë nga Shqipëria. Çdo ditë pune është e gjatë. Dhe çdo kursim është i mbledhur me mund e sakrificë. Unë po investojë gjithçka që kam, sepse Shqipëria është e imja dhe besoj tek ai vend. Por a e di? Ka diçka më të çmuar se çdo kursim. Diçka që mund të ndihmoj jo vetëm të sotmen, por edhe të ardhmen. Është vota ime”, thuhet në videokartolinën që ndau sot kryeministri.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...