Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se festat e nëntorit do të festohen më ndryshe, me shqiptarët e mbledhur nga e gjithë Diaspora, që do të bashkohen në paradën e traditës në 28 Nëntor në sheshin Skënderbej.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se në kuadër të kësaj do të realizohet edhe koncerti “Folk Fest”.
Ai thekson se e gjithë shqiptaria do të ngjitet në skenë me pjesëmarrje të grupeve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Arbëreshët.
“111 vjet pavarësi. Festat e Nëntorit do të vijnë ndryshe këtë herë me shqiptarët e mbledhur nga e gjithë Diaspora, që do të bashkohen në paradën e traditës në 28 Nëntor, në Sheshin Skënderbej, për të vijuar më pas me koncertin “Folk Fest”, ku e gjithë shqiptaria do të ngjitet në skenë me pjesëmarrjen e grupeve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Arbëreshët”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...