Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një mesazh të ngrohtë për të gjithë ata që po eksplorojnë bukuritë natyrore të vendit.
Në postimin e tij në Facebook, Rama përshëndeti qytetarët dhe vizitorët që po shijojnë një copë parajse të fshehur në lumin Buna, vetëm pak kilometra nga Shkodra.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë copë parajse të fshehur në lumin Buna, vetëm pak kilometra nga Shkodra, ku natyra shijohet në një tjetër përmasë për të krijuar emocione krejt të veçanta gjatë këtyre ditëve të gushtit, e ku vendas e turistë të huaj bashkohen falë Shqipërisë së Rilindur Turistike që po josh vizitorë në çdo anë e cep të saj, ju uroj ditë të qetë”, shkruan Rama në mesazhin e tij./Arbresh.info
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...