Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se vitin e ardhshëm Shqipëria do të jetë vendi pritës i tryezës së madhe të udhëheqësve të komuniteteve fetare të Ballkanit. Lajmi u bë publik gjatë podcastit “Flasim”, ku kreu i qeverisë risolli në vëmendje vizitën e tij të fundit në Jordani dhe takimin me Mbretin Abdullah II bin Al-Hussein.
Ai shtoi se në takimin e dhjetorit, Shqipëria bashkëkryesoi tryezën e udhëheqësve të komuniteteve fetare të Ballkanit së bashku me Jordaninë, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare shqiptare. Sipas tij, kjo nismë do të vijojë dhe do të zgjerohet vitin e ardhshëm në Shqipëri, në bashkëpunim me Mbretin Abdullah II.
Rama tha se marrëdhëniet me Jordaninë dhe bashkëpunimi në kuadër të procesit të Aqabes kanë qenë të rëndësishme në përballjen me ekstremizmin e dhunshëm.
“Javën që kaloi zhvillova një vizitë në Jordani, i pritur në mënyrë të veçantë nga Mbreti i Jordanisë, një mik i çmuar i popullit shqiptar dhe një mik shumë i mirë i imi personalisht. Patëm iniciuar një dekadë më parë procesin e Aqabes, një nismë kuptimplotë e udhëhequr dhe fokusuar në përballjen e qartë me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, nën kujdesin e veçantë të madhërisë së Tij. Në raundin e takimit të dhjetorit, Shqipëria ishte në krah të Jordanisë, duke bashkëkryesuar tryezën e madhe të udhëheqësve të komuniteteve fetare të Ballkanit, ku morën pjesë edhe udhëheqësit e komuniteteve tona fetare, gjë që do ta përsërisim duke e zgjeruar vitin e ardhshëm këtu në Shqipëri, sëbashku me Madhërinë e tij”, u shpreh Rama./rtsh.al/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...