1 milion shqiptarë janë vaksinuar kundër Covid-19.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook.
Objektivi ishte që kjo shifër vaksinimesh të arrihej brenda qershorit, megjithatë janë dashur edhe 6 ditë nga korriku për tu plotësuar 1 milion vaksinime në të gjithë vendin.
Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 821,526 testime në total në vendin tonë, ku kanë rezultuar pozitivë 132,544 qytetarë.
Deri më tani janë shëruar 130,033 të prekur me COVID dhe kanë ndërruar jetë 2,456. Aktualisht janë 55 raste aktive dhe në spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.
Nesër zgjedhet kreu i ri i SPAK, BE dhe Britania e Madhe: Pr...
“Ki qejf me ngjy, s’po të ka hije”, Toney i ashpër me Elijon...
Emërllahu drejt kalimit tek Polissya Zhytomyr, zbulohen deta...
Të paktën 22 të vdekur nga shembja e dy ndërtesave në Marok
Brukseli shton emra të rinj në listën e zezë në paketën e re...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ certifikon 1,146 kandidatë për...