Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reguar me tone të ashpra ndaj protestës së djeshme të opozitës, gjatë së cilës pati tensione dhe u plagosën disa punonjës policie.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se opozita po e ushtron dhunën si pjesë të pandarë të aktivitetit të saj politik, duke e cilësuar atë si një fenomen të rrezikshëm dhe të papranueshëm.
Ai krahason protestën me veprime anarkiste dhe paramilitare, duke pretenduar se pjesëmarrësit ishin të maskuar, të rekrutuar me pagesë dhe të përfshirë në shkatërrim prone e sulme ndaj institucioneve. Sipas kryeministrit, këto protesta përfaqësojnë një “degjenerim të pandalshëm” dhe një akt dëshpërimi politik.
Ka në Europë protestues, anarkistë, ekologjistë, ekstremistë të djathtë a të majtë, studentë, anti-globalistë, tifozë huliganë, grupime lloj-lloj që dalin në rrugë për arsyet e tyre, maskohen, armatosen me molotovë dhe thyejnë e djegin, duke plagosur punonjës policie e… pic.twitter.com/XT0HzmE98D
— Edi Rama (@ediramaal) January 25, 2026
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik
Intensifikohen kontrollet për çmimet e naftës, inspektorët n...
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...