Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se ende nuk ka paqe përfundimtare në Ballkan, sepse ka ende probleme për t’u zgjidhur dhe veçanërisht problemi mes Serbisë dhe Kosovës që është një shtet i pavarur, sovran dhe që duhet të njihet nga Serbia, sipas tij.
Këto komente shefi i Qeverisë shqiptare i ka bërë ndërsa ishte i ftuar përmes një lidhje “Skype” në televizionin francez “France 24”, ku ka komentuar edhe nismën “Ballkani i Hapur”.
Rama bëri thirrje për një Ballkan të hapur, një mini-shengen për të lehtësuar lëvizjen e mallrave midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, e heqjen e kufijve prej vitit 2023.
Por tre vendet e tjera të Ballkanit, Kosova, Mali i Zi e Bosnjë-Hercegovina nuk i janë bashkuar nismës për shkak të tensioneve etnike, dhe sipas Ramës, kjo nismë nuk parashikon kufizime dhe është e hapur për të gjithë, e qëllimi është përmirësimi i jetës të qytetarëve.
“Së pari, në nismën “Ballkani i Hapur” dera është e hapur për të gjithë vendet e Ballkanit pa parakushte, por ideja është të mos mbetemi viktimë e vetos së dikujt, një apo një tjetri, që nuk duan atë apo atë. Ne duam të bëjmë diçka të rëndësishme për njerëzit, për rajonin. A është një proces i vështirë? Po, është shumë i vështirë. Nuk është i lehtë, sepse në të njëjtën kohë është një proces paqeje. Ne ende nuk kemi paqe përfundimtare në Ballkan, sepse ka ende problem për t’u zgjidhur dhe veçanërisht problemi mes Serbisë dhe Kosovës që është një shtet i pavarur, sovran dhe që duhet të njihet nga Serbia. Por në të njëjtën kohë, ka mësime për t’u nxjerrë nga historia. Le të citojmë, meqë po flasim frëngjisht, Francën, që na jep një shembull të jashtëzakonshëm. Ajo që bëri Franca me Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore është rruga”, deklaroi Rama.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira