Kryeministri, Edi Rama ka komentuar për herë të parë atë që cilësohet si një nga çështjet e ditës në politikë. Bëhet fjalë për pasurinë e deputetit të PS-së, Afred Peza, i cili rezultoi se pak kohë më parë kishte blerë aksione me vlerë mbi 1 miliardë lekë (1 milionë dollarë) në një bankë private të nivelit të dytë.
Një komentues ka ngacmuar Ramën duke i bërë një krahasim imagjinar, se sa mund të jetë pasuria e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri pas 3 vite e gjysëm në detyrë.
Por, Rama i përgjigjet atij se pasuria e deputetit të Qarkut të Elbasanit që kurse ai ka marrë mandatin në fakt nuk është shtuar. Kryeministri thotë se gjithçka janë akuza politike nga opozita.
Debati
Erind: Alfred peza pe 1 vit e gjys beri 1 miliard lek..po pse do rri sajmoja pa marre gje per 3 vjet e gjys minister..mjer moj shqiperi..po na pin gjakun per dit
Rama: Po te degjosh Shqupin keshtu eshte, miliarda nga te kater anet, po fakti eshte se te ardhurat e Alfred Pezes nuk jane shtuar aspak qekur ka hyre ne politike dhe kete e tregon qarte deklarata e pasurise! Po me ke te flasesh, me kengetaret apo me spektatoret e Shqupit?!
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...