Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka bërë një bilanc të punësimit të qytetarëve shqiptarë, në ditën ndërkombëtare të punëtorëve.
Rama thotë se në 3 vitet e fundit janë punësuar 79096 persona vetëm nga zyrat e punës dhe se aktualisht janë dhe 38 mijë vende të lira në dispozicion.
Rama në Facebook:
‘MIRËMËNGJES dhe ju uroj 1 Maj të mbarë me këtë imazh të kësaj menaxhereje punësuar në një nga hotelet më të mira në Tiranë përmes Zyrave të Punës.
Iden Petraj besoi tek Shërbimi ynë Kombëtar i Punësimit ku aplikoi dhe mori ofertën e përshtatshme vetëm një javë më pas. Në 3 vitet e fundit janë punësuar 79096 punëkërkues vetëm nga zyrat e punës, ndërkohë që aktualisht janë dhe 38 mijë vende të lira në dispozicion.Por shumë më shumë mbetet ende për tu bërë për punësimin. Dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për Shqipërinë që duam’.
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...