Sot i është dhënë lamtumira e fundit, 19 vjeçarit Bylbyl Avdulla Mazreku nga fshati Retij e Rahovecit.
Ai ka humbur jetën pak ditë më parë si pasojë e një aksidenti në Eferding të Austrisë.
Në varrimin e tij ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
“Kjo është një humbje e rëndë për familjen, për bashkëvendësit dhe për të gjithë ata që e njohën. Duke bashkëndier dhimbjen, i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Mazreku, miqve dhe të afërmve! Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij! I qoftë i lehtë dheu mbi varr!”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...