Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë javë ndodhet në jug, ku është ndalur në një restorant në Dhërmi.
Rama ka ndarë një video në Facebook, teksa shkëmben një bisedë miqësore me pronarët e biznesit, e po ashtu edhe me një çift nga Kosova, që po darkonin aty.
Ata thonë se edhe pse jetojnë prej vitesh në Gjenevë, gjithnjë vijnë dhe vizitojnë Shqipërinë e bukur.
“Përshëndetje nga Panorama këtu në Dhërmiun magjik. Ja heroina e punës, ja dhe … hero nuk je ti, por po punon për t’u bërë. Ja dhe ky i vogli tani. Si jeni këtë vit?”, pyet Rama zonjën e restorantit.
“Shumë mirë, shumë më mirë, dyfishi i vjetshëm, edhe mos më shumë”, thotë ajo.
“Këtë e thonë të gjithë, po janë disa që nuk u mbushet mendja, apo ç’tu bëjmë atyre?”, e pyet Rama.
“Po ka dhe ashtu dhe kështu, ça të bëjmë “, thotë ajo me humor.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Rama: Mendje, mendje kjo dynja, mendja mendjes nuk i ngjan… Ja dhe Kosova që thonë që kanë ikur
Turistët nga Kosova: Jemi këtu! Gjithmonë do të jemi këtu. Nga Prizreni, 38 vite në Gjenevë, gjithmonë në Shqipërinë tonë të dashur, tan nga Himara në Vlorë
Rama: Çdo gjë në rregull
Turistët nga Kosova: Çdo gjë në rregull, më shumë se në rregull./tch
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...