Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

09:51 | 9 Prill 2026
Q L

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i shëtitores “Taulantia” në Durrës, ku puna po vijon me ritme të shpejta.

Sipas tij, krahas punimeve kryesore, ka nisur edhe montimi i strukturave të pergolës, të cilat do të sigurojnë hije për pushuesit përgjatë vijës bregdetare.

Rama bëri të ditur se brenda muajit qershor ky segment i shëtitores pritet të përfundojë plotësisht.“Në kantierin e shëtitores Taulantia në Durrës vijon puna, ndërsa ka nisur edhe montimi i strukturave për ndërtimin e pergolës (strukturë me shtylla dhe trarë që krijon hije mbi shëtitore). Brenda muajit qershor, ky aks i shëtitores do të jetë i përfunduar”, shkruan Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale